Axhenda, Nishani do presë sekretarin Kerry në Rinas

Feb 12, 2016 | 13:35
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të pritet sapo të zbresë në Shqipëri nga kreu i shtetit, Bujar Nishani, me të cilin do të ketë edhe takimin e parë.

kerri-nishaniPresidenca njofton se diten e diel, me dt. 14 shkurt 2016, ora 9:00 Presidenti i Republikes, Bujar Nishani do te prese ne Aeroportin Nderkombetar “Nene Tereza Sekretarin amerikan te Shtetit, John Kerry.

Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Në axhendën e takimeve të sekretarit amerikan të Shtetit, të paktën deri tani, janë përfshirë vetëm dy persona, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Mësohet se në Tiranë atë ditë vjen edhe numri dy i qeverisë së Kosovës, Thaçi, me të cilin Kerry do të zhvilloje një takim.

Çështja e muxhahedinëve iranianë është pika e parë e axhendës së sekretarit amerikan të Shtetit dhe mësohet se ai do të falënderojë qeveritë e Shqipërisë që, në të kaluarën dhe tani, kanë marrë përsipër të strehojnë anëtarët e opozitës iraniane.

Rëndësia e reformës në drjetësi thuhet se është pika e dytë e rëndësishme e axhendës së Kerryt në Tiranë dhe Kosova pika e tretë e diskutimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura