Axhenda e Tiranës në kupat e Europës, shikoni kundërshtarët e mundshëm të bardhebluve

Aug 4, 2020 | 23:39
SHPËRNDAJE

Tirana festoi titullin e 25-të zyrtar dhe tanimë do të fokusohen te pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve. E teksa kanë mbetur vetëm 3 ekipe që nuk janë saktësuar, Tirana ka tashmë të mësuar listën e rivalëve të mundshëm për ndeshjen në Champions.

Tirana-festa-e-golit-logo

AXHENDA – Më nëntë gusht, Tirana do të mësojë shortin i cili do të zhvillohet në Nion të Zvicrës. Kryeqytetasit do të kenë mundësinë që të njihen me kundërshtarin e tyre me të cilin do të diskutojnë kalimin për në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Bëhet fjalë për tur kualifikues që do të zgjidhet me tek ndeshje dhe data e zhvillimit do të jetë një mes 18 dhe 19 gushtit.

Më tej, në rast se kryeqytetasit do t’ia dalin që të kualifikohen për në fazën e dytë, atëherë do të luajnë sfidën në javën pasardhëse, mes 25 ose 26 gushtit. Në të kundërt, në rast eliminimi që në turin e parë, Tirana rikthehet të luajë në turin e dytë të Ligës së Europës me ndeshje që zhvillohen më 17 shtator.

vhj

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura