Avokatja e Kurtit dorëzon sot ankesë ndaj vendimit për paraburgim

Nov 29, 2015 | 11:06
SHPËRNDAJE

Avokatja e Albin Kurtit, Hedije Ademi, gjatë ditës së sotme pritet që të dorëzojë ankesën ndaj caktimit të masës së paraburgimit për deputetin.

Albin Kurti3
Ademi ka bërë të ditur për “Zërin”, se ankesën, sipas ligjit, ka të drejtë që ta parashtroj brenda 24 orëve pas marrjes së vendimit për paraburgim dhe si të tillë, ajo ka thënë se ankesën do ta dorëzoj gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Gjykata Themelore më saktësisht gjyqtari i procedurës parapake, Vehbi Kashtanjeva, mbrëmë ka caktuar paraburgimin ndaj deputetit Kurti pas kërkesës së prokurores së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Fikrije Fejzullahu.

Albin Kurti është arrestuar dje pasdite në zyrat e lëvizjes Vetëvendosje dhe atë pas ndërhyrjes së forcave të rendit me ç’rast janë arrestuar rreth 100 aktivistë të tjerë. Kurti është arrestuar npasu prej gati dy javë për të dhe tre deputetë të tjerë, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, ishte lëshuar urdhërarrest.

Pos për Kurtin, urdhërarrest ishte lëshuar edhe për Donika Kadaj Bujupin e cila gjithashtu është në paraburgim si dhe deputetët Albulena Haxhiu e Faton Topalli të cilët akoma konsiderohen se janë në arrati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura