Avokatja e Frrokut në Belgjikë: U arrestua në 2004, u lirua pa asnjë kusht. Në kohën e ngjarjes ishte në Shqipëri

Mar 31, 2015 | 20:46
SHPËRNDAJE

Avokatja e deputetit Mark Frroku në Belgjikë, Carine Couquelet, hedh dritë mbi ngjarjen e ndodhur në vitin 1999 në Bruksel, për të cilën akuzohet deputeti. Duke shpjeguar edhe provat që disponon prokuroria belge për këtë ngjarje. 

Flet avokatja e Frrokut në Belgjikë

Në një intervistë telefonike për Top Channel, ajo thekson se Frroku eshte arrestuar nje here ne vitin 2004 per kete çeshtje por eshte liruar pa asnje kusht pas dy muajsh.

Sipas avokates  Couquelet, ajo qe ka deklaruar Frroku, se nuk ka qene ne Belgjike ne kohen e ngjarjes, eshte e vertete. Nuk ka as prova e as deshmi qe te vertetojne fajesine e Frrokut ne kete ngjarje ka nenvizuar avokatja.

“Është një histori shumë e vjetër e marsit 1999 dhe në 2004 klienti im është arrestuar këtu në Belgjikë për këtë çështje dhe pas dy muajsh, drejtësia belge e liroi atë pa asnjë kusht. Kjo do të thotë, sipas meje, që akuza ishte shumë e dobët, sepse kur ti lirohesh pas dy muajsh nga burgu pa asnjë kusht, pa asnjë akuzë, do të thotë që akuza është absolutisht e dobët. Nuk ka dëshmitar, nuk ka prova materiale. Klienti im ka thënë që nuk ka qenë në atë kohë në Belgjikë. Ai ka qenë më parë në Belgjikë, por në kohën e kësaj ngjarje nuk ka qenë. Ai ka qenë në Shqipëri dhe këtë do t’ja provoj gjykatës. Ka vetëm një dëshmi anonime dhe nuk është e mjaftueshme për të dënuar një person”, thotë avokatja belge. 

Avokatja nenvizon se ka vijuar te kete kontakte me klientin e saj per kete ceshtje.

“Unë kam përfaqësuar klientin tim që në vitin 2004. Pas vendimit të gjykatës e cila e dënoi me 10 vite, çështja shkoi në Gjykatën e Lartë dhe kjo gjykatë e prishi vendimin në vitin 2010 dhe tani jemi në pritje të kemi një proces të ri gjyqësor dhe unë besoj që ai do të shpallet i pafajshëm, pasi nuk ka asgjë në këtë dosje”. 

E pyetur nëse Mark Frroku mund të arrestohet nëse udhëton drejt Belgjikës, ajo ka deklaruar se kjo varet nga autoritetet belge, por sipas saj nuk ka asnjë arsye. 

“Kjo varet nga autoritetet belge, por nëse vjen kjo çështje, ne do t’i drejtohemi gjykatës që ai të lihet i lirë deri në fillimin e procesit, sepse është një histori shumë e vjetër dhe ai ka bërë 2 muaj burg e nuk ka asnjë arsye për ta arrestuar tani.” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura