Avokati Ndue Gjoni: Si u manipulua gjyqi i vrasësit të turistëve

Jul 12, 2015 | 20:19
SHPËRNDAJE

Nëse Drejtësia do të ishte e drejtë, turistët çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova nuk do të përballeshin më 3 korrik 2015 në Prekal të Shkodrës me Sokol Mjacajn, 20-vjeçarin që i vrau me armë dy turistët për t’u grabitur automjetin. Së paku kështu pretendon avokati Ndue Gjoni, i cili ka mbrojtur në procesin e parë ndaj Sokol Mjacajt dy vëllezërit Besnik Kodra dhe Edmond Kodra, të akuzuar bashkë me Sokol Mjacajn për “vrasje në rrethana të cilë- suara” në bashkëpunim mes tyre. 

Sokol Mjacaj në gjykatë

Ndërsa dy vëllezërit morën dënime të rënda në lidhje me vrasjen e 13-vjeçarit Agim Lerja, në shtator 2010, Sokol Mjacaj përfitoi ndryshimin e akuzës në Gjykatën e Apelit nga vrasje në bashkëpunim, në moskallëzim krimi dhe shpëtoi duke u dënuar me vetëm katër vjet burg. Duke llogaritur paraburgimin, ai arriti të lirohej në vitin 2014 për të rënë për pak muaj në burg për vjedhje e për t’u liruar përsëri një muaj para se të vriste turistët çekë.

Avokati Ndue Gjoni, i cili ka ndjekur procesin e parë ndaj dy vëllezërve Kodra dhe Sokol Mjacajt, ka pohuar dje për “News 24” se gjykatat kanë bërë shkelje dhe padrejtësi duke toleruar autorin e vrasjes së çiftit të turistëve çekë në Shkodër. Sipas avokatit dhe dokumenteve që publikoi dje televizioni “News 24”, gabimi i parë i gjykatave është bërë me analizimin e fakteve dhe provave të vdekjes së 13- vjeçarit Agim Lerja.

“Mekanizmi i vdekjes së shtetasit Agim Lerja është ai i shtypjes, shtrëngimit dhe zënies së rrugëve të frymëmarrjes”, thuhet në autopsinë e datës 12 sh   ator 2010, çka lë të kuptohet se mbytja me lak ka qenë shkak i vdekjes së fëmijës për të cilin Edmond e Besnik Kodra u akuzuan se e kishin vrarë duke e qëlluar me gurë.

GABIMET NË HETIM DHE GJYKIM

“Ka pasur një hetim jo të barabartë, jo të plotë e të gjithanshëm, por të montuar e të manipuluar me zhdukje provash e manipulime direkte”, ka thënë më tej dje avokati Ndue Gjoni për “News 24”. Sipas tij, nuk janë hetuar të gjitha komunikimet telefonike që Sokol Mjacaj ka pasur ditën e ngjarjes, po ashtu nuk janë këqyrur tabulatet e numrit celular 068181…. duke lënë pa pyetur 10 persona me dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Katër muaj pas vrasjes së 13-vjeçarit Agim Lerja, Sokol Mjacaj tregoi ku ishin fshehur celularët që i ishin marrë viktimës ditën e ngjarjes. Organet e hetimit, sipas avokatit, i sekuestruan celularët pa marrë gjumit e gishtave, edhe pse njëri telefon ishte përdorur nga Sokol Mjacaj ditën e ngjarjes deri pak para mesnatës.

 Në datën 15 shtator 2010, gjatë sigurimit të provës në Gjykatën e Shkodrës, sipas avokatit, të tre të akuzuarit janë përfaqë- suar nga një mbrojtës ligjor i vetëm, çka është në shkelje të procedurës.

Edmond Kodra, në moshë të mitur, është pyetur nga prokuroria më datë 19 shtator 2010 pa ndihmë juridike për shkak të moshës. Sipas avokatit të vëllezërve Kodra, Gjykata e Apelit Shkodër ndryshoi dhe lehtësoi akuzën ndaj Sokol Mjacajt pas mbylljes së shqyrtimit gjyqësor. Gjatë gjykimit, më- sohet se togat e zeza kanë refuzuar pyetjen e dëshmitarëve me rëndësi për çështjen dhe rrethanat e vrasjes së 13-vjeçarit.

NJOFTIMI I AUTORITETEVE

Gjatë periudhës shtatortetor 2013, avokati deklaroi se ka vënë në dijeni autoritetet e vendit në lidhje me shkeljet ligjore të ndodhura në procesin gjyqësor ndaj klientëve të tij në favor të Sokol Mjacajt. Në këtë mënyrë, nga shtatori deri në dhjetor 2013, avokati kishte informuar me shkrim Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtë- sisë, Presidentin e Republikës dhe prokurorin e Përgjithshëm 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura