Avokati Maks Haxhia: Ju tregoj të vërteten e letrës së Prokurorisë së Katanias, ajo që kemi marrë ne është…

Dec 14, 2017 | 9:09
SHPËRNDAJE

Maks Haxhia në emisionin Top Story ka deklaruar se letra që klienti i tij ka marrë është e vërtetë dhe nuk ka asnjë një gjë për të pasur dyshim.

Ai tha se letra që është marrë nga Tahiri, është marrë nga sekretaria e institucionit dhe tregon që nuk ka asnjë hetim penal për të.

maks haxhia

Deklarata e Maks Haxhisë

“Lidhur me kërkesën që është bërë publike sot, dua të sqaroj se çdo kush mund të marrë një vërtetën. Në lidhje me avokatët e tjerë në Itali, morëm vërtetimin se Saimir Tahiri nuk është nën hetim nga autoritet italiane. Edhe ju keni konfirmuar që nuk ka ngarkesë penale për zotin Saimir Tahiri të lidhur me Habilajt. Avokati në Itali ka në dispozicion të gjithë dosjen. Ka dy mënyra se si jepet një letër. Letra e marrë nga avokati italian është marrë nga titullari i institucionin, ndërsa ne e kemi marrë nga sekretaria e institucionit. Ky ishte një dokument i marrë nga ne privatisht”.

“Ka dy mënyra sesi tërhiqet një letër. Letra juaj është marrë nga titullari i institucionit, kurse letra jonë është marrë nga sekretaria e institucionit. Kur merret nga titullari është ndryshe, kurse ky i yni ishte një dokument i marrë në Sekretarinë e Prokurorisë së Katanias”, u shpreh Haxhia.

“Nuk ka vlerë juridike. Letra që kemi marrë ne nuk është për të vërtetuar dhe paraqitur procedurialisht në formën e kërkuar. Nëse do të vinte rasti për ta bërë këtë, do t’i drejtoheshim titullarit të institucionit të Prokurorisë së Katanias”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura