Avokati i Veselit përplaset me organin e akuzës: Prokuroria po sillet keq dhe po keqpërdor çështjen. Jep vlerësime pa lexuar materialet!

Sep 14, 2021 | 17:33
SHPËRNDAJE

 

Po zhvillohet sot  konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

emn

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka akuzuar Prokurorinë e Dhomave të Specializuara se nuk ka nxjerr me kohë mbi 70 mijë shënime që kanë të bëjnë me të akuzuarit. Ndërkaq, avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka thënë se Prokuroria po thotë se janë 15 dëshmitarë, por nuk po tregon për volumin e materialit.

Ndërkohë avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, pyeti nëse janë dorëzuar tashmë 75 për qind të materialit të caktuar. Organi i akuzës tha se janë dorëzuar më tepër se 75 për qind por nuk mund të thotë sasinë e saktë.

“Ekipet e mbrojtës mund të kenë të drejtë që mund të ketë informacione dhe kjo është se shqyrtimi po vazhdon. Nuk kemi pretenduar deri tani se e kemi përfunduar këtë punë. Parashikojmë që një sasi e madhe e materialit mund të lidhet me çështjen potencialisht shfajësuese si ato të materialit që janë nxjerrë. Disa materiale lidhen me dëshmitarë dhe mbrojtje që është përdorur nga ne, ne do vazhdojmë të analizojmë deri të finalizojmë listën e dëshmitarëve dhe dëshmive”, ka thënë prokurorja.

Avokati Emmerson ka deklaruar se vlerësimi i Prokurorisë për materialin ende pa e lexuar në tërësi tregon se Prokuroria po e keqpërfaqëson çështjen.

“Nuk iu përgjigje pyetjes, sepse sapo tha se nuk ka shqyrtuar efektivisht 68 mijë e 700 dokumente për të parë materialet shfajësuese por iu siguron se do jetë besoj si me materialet tjera shfajësuese. Nga e di ajo, nga e mbështet ajo këtë vlerësim kur nuk e kanë bërë ende analizën. Këtë e kisha parasysh kur thash se prokuroria e keqpërfaqëson çështjen. Bëhet fjala për 68 mijë e 700 dokumente që ajo e pranon mund të ketë materiale të rregullës 103, por ajo nuk ka ide se cilat janë ato. I gjithë diskutimi që kemi zhvilluar është humbje kohe, sepse është një vëllim që mund të përmbajë shumë materiale shfajësuese që as nuk i kanë parë me sy. Ju e thatë që shqyrtimi i materialeve shfajësuese nuk është bërë ende, mund të ketë materiale shfajësuese në këtë listë. Nëse ky është qëndrimi i prokurorisë, atëherë si mund të mbështetemi ne në mbylljen e çështjes së prokurorisë. Ne jemi mbrojtja dhe na kërkohet të shqyrtojmë materialin kur prokuroria vetë as që e ka parë fare dhe na e hedhin ne barrën. Diçka është seriozisht keq, diçka nuk shkon këtu. Ajo nuk e pëlqen gjuhën që e përdori këtu, do që të përdorë gjuhë të sjellshme, nuk i pëlqen që unë them keqpërdorimi i çështjes nga prokuroria, e thotë që mund të jetë material i njëjtë si ato që kemi nxjerrë, kur në fakt nuk i ka parë fare. Nga përvoja ime, kjo është sjellje e keqe e prokurorisë”, tha ai.

Justifikimi i prokurores ishte se bëhej fjalë vetëm për disa materiale që nuk ishin lexuar, dhe jo të gjitha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura