Avokati i njohur grek u vra me porosi nga burgu, dënim kapital për tre shqiptarët (emrat)

Feb 25, 2021 | 17:21
SHPËRNDAJE

Autorët shqiptarë të ekzekutimit të ftohtë të avokatit Michalis Zafeiropulos u dënuan sot me burgim të përjetshëm. Këtë vendim mori Gjykata e Apelit në Athinë.

cddf87586750437b885c5b0c4ee1c172

Vendimi i gjykatës ishte unanim dhe sipas avokatit të familjes së viktimës, Theodoros Mantas “3.5 vjet më vonë, një proces i dhimbshëm përfundoi për familjen e Michalis Zafeiropulos dhe u konfirmua se vrasja me gjakftohtësi e një kolegu të pafajshëm ishte organizuar dhe ekzekutuar nga njerëz si brenda dhe jashtë burgjeve.

Dënimi me burg përjetë u dha për Klodian Lekoçajn, Brahim Brahimin dhe Olti Duçen, të cilët u shpallën fajtor për organizimin dhe kryerjen e vrasjes së avokatit grek. Ata ndërkohë janë në burg për vepra të tjera kriminale.

Avokati u vra në zyrën e tij të avokatisë në Rrugën Asklipiou në qendër të Athinës, në tetor 2017, nga kriminelët e rrezikshëm që paraqiteshin si klientë të mundshëm, ndërsa në fakt ata po kryenin një kontratë vdekje, e porositur nga burgu i Korydallos.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura