Avokati i Doshit kërkon në Gjykatën e Lartë lirimin e deputetit: Ndalimi, i paligjshëm. Llalla tejkaloi kompetencat

Mar 27, 2015 | 11:51
SHPËRNDAJE

Avokati i deputetit Tom Doshi, Vladimir Meçi ka dorëzuar sot në Gjykatën e Lartë kërkesën për të liruar menjëherë deputetin e Shkodrës, pasi sipas tij ndalimi është i paligjshëm.

Avokati i Tom Doshit, Vladimir Meçi

Meçi në një pronocim për mediat, i pyetur mbi marrjen në pyetje të deputetëve Doshi e Frroku ditën e sotme nga organi i akuzës, tha se “Sot prokuroria po zbaton atë kërkesë të ligjit, t’i tregojë atij shkaqet…”, tha Meçi.

“Është i kundraligjshëm ndalimi…Prokurori i Përgjithshëm ka tejkaluar kompetencat…”, tha avokati i Doshit.

I ka qëndruar Doshi qëndrimeve të mëparshme për ngjarjen?

S’po i hyj themelit…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura