Avokati i deputetit Prenga: U vetëmbrojt, armën e ka me leje

Sep 5, 2015 | 14:33
SHPËRNDAJE

Avokati i deputetit Prenga, Baftjar Rusi pas takimit me klientin e tij ka thënë se ai është vetëmbrojtuar dhe ndryshe nga sa thotë policia, armën e ka me leje. 

Avokati i Prenges
Avokati i Prenges

Sipas avokatit, Prenga ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi një nga anëtarët e familjes Cali ka nxjerrë thikën. Avokati pranon se klienti i tij ka shtënë në ajër dhe arma është me leje, madje ajo i është dorëzuar policisë, e cila mund të bente verifikimin. 

Më heret, në një prononcim për mediat nga drejtoria e policisë së Tiranës, ku mbahet që prej mëngjesit të sotëm deputeti socialist, avokati deklaroi se nuk u lejua të takohet me të. Por me pas eshte therritur nga autoritetet dhe ka zhvilluar takimin. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura