Avokati i deputetit: Frroku u arrestua 3 muaj për vrasjen në Belgjikë

Mar 30, 2015 | 9:43
SHPËRNDAJE

Njëri nga avokatët e deputetit Mark Frroku pranoi dje se klienti i tij është arrestuar një herë në Belgjikë në lidhje me vrasjen për të cilën dyshohet në këtë vend.

Saimir Vishaj dhe Genc Gjokutaj, avokatet e deputetit, Mark Frroku

“Nuk mund ta mohojmë që ka një fakt penal në Belgjikë. Për këtë fakt Mark Frroku është arrestuar dhe është mbajtur 3 muaj në paraburgim”, tha avokati Sajmir Vishaj.

Sipas tij, gjatë paraburgimit, organi procedues ka sqaruar pozitën e Mark Frrokut në ngjarje dhe më pas e ka lënë të lirë atë. “Aktualisht Mark Frroku ka fituar pafajësinë për këtë ngjarje dhe ndaj tij nuk ka asnjë urdhër kërkimi ndërkombëtar”, theksoi më tej avokati Vishaj.

Ai bëri me dije se ndaj klientit të tij ka vetëm një urdhër-kërkimi policor brenda shtetit belg, por nuk ka urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura