Avokatët, letër Canit: S‘duam kasa fiskale

Sep 2, 2015 | 8:12
SHPËRNDAJE

Avokatët kërkojnë të mos cenohen nga aksioni i nisur në të gjithë vendin kundër informalitetit. Më saktësisht, kërkesa e avokatëve ka të bëjë me kasat fiskale. Kryetari i Shoqatës së Avokateve Penalistë të Shqipërisë, Sajmir Vishaj, me anë të një letre dërguar ministrit të Financave Shkëlqim Cani, kërkon përjashtimin e avokatëve nga detyrimi për t’u pajisur me kasa fiskale.

Faksimile e letrës për Canin
Faksimile e letrës për Canin
Në letër theksohet se avokatia është një nga shumë profesionet e lira dhe ofron shërbime konsulence në zyrë dhe nuk mund të lëshohet kupon tatimor për këshillime ligjore. Referuar aksionit të nisur ditën e djeshme, avokatët kërkojnë që të rishikohet vendimi i qeverisë, duke iu referuar legjislacionit tatimor të vetëdeklarimit. Sipas tyre, kasa fiskale nuk është e përshtatshme për shërbimet e avokatisë.

Duk iu referuar rasteve të përjashtimit të mjekëve nga detyrimi për kasë fiskale, avokatët kërkojnë që kjo gjë të aplikohet edhe në rastin e tyre. Më konkretisht, avokatët kërkojnë ndryshimin e vendimit të Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me detyrimin për pajisjen me kasa fiskale. Në kërkesë parashtrohet fakti se për profesionet që pagesat i kryejnë nëpërmjet bankave, vendimi duhet ndryshuar për të hequr detyrimin e pajisjes me kasën fiskale.

Sipas Shoqatës së Avokatëve Penalistë, kasa fiskale nuk është një pajisje e përshtatshme për profesionin që ata ushtrojnë. Letra i është dërguar ministrit të Financave Shkëlqim Cani, ndërsa avokatët deklarojnë se janë në pritje të reagimit të institucioneve shtetërore për kërkesën që kanë bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura