Avokatët e Ylli Ndroqit ankimojnë vendimin për sekuestron e pasurive të biznesmenit: Pronat kanë burime të ligjshme

Aug 7, 2020 | 14:38
SHPËRNDAJE

Avokatët e Ylli Ndroqit ankimuan sot vendimin e SPAK për sekuestrimin e pronave të biznesmenit. Ata deklaruan për mediat jashtë gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se sekuestro është vendosur në kundershtim me ligjin. 

Avokatët gjithashtu theksojnë se pasuritë e biznesmenit janë ngritur me burime të ligjshme.

1596802430_avokatindroqit

Avokati Alban Qafa tha: “Ne depozituam sot në Gjykatën e Apleti ankimim kundër vendimit  të sekuestrimit të pronave të zotit Ylli Ndroqi dhe dy televizioneve. Kemi paraqitur në ankimim të gjitha provat tona që vërtetojnë edhe ligjshmërinë e pasurisë të tij. Nga ana e shkallës së parë është vendosur një seksuestro në bazë të një indicie ku përmendet një shkresë e Interpolit ku pretendohet se në 2015 Ylli Ndroqi ka qenë i arrestuar në Itali. Është lehtësisht e verifikueshme nga sistemi TIMS që në 2015 nuk ka qenë kurrë i arrestuar në Itali, por ka qenë në SHBA. Ligji nuk ka efekte prapavepruese. Eshte absurde të sekuestrohet një media që kapitalin e blerjes së saj e ka të financuar nga banka te dokumentuar nga banka. Te gjithe pasurite jane te ligjshme ”

Avokatët e biznesmenit Ylli Ndroqi ndër të tjera thanë se hetimet që sipas SPAK kanë zgjatur rreth 18 muaj, nuk mund te jete e vertete, ndërkohë që trupa e parë prej 8 prokurorësh të SPAK është betuar në datën 19 dhjetor të vitit 2019 para Presidentit, vetëm 8 muaj më parë.

“Këto hetime janë të paligjshme nga policia e shtetit dhe ngre dyshime për shmangien e qëllimshme të prokurorisë. Rezulton se një pjese e pasurive të vena nën sekuestro nuk janë në pronësi të z Ndroqi. Edhe ato që janë në pronësi të tij janë krejtësisht të krijuara me burime të ligjshme” – nënvizojnë avokatët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura