Avioni rus provokon forcën ajrore amerikane, shmanget përplasja

May 2, 2016 | 9:41
SHPËRNDAJE

Një avion rus ka fluturuar në mënyrë të pa sigurt dhe jo profesionale mbi një avion të forcës ajrore të SHBA-ve në Detin Baltik. Ky është incidenti më i fundit që Pentagoni ka denoncuar.

Sukhoi Su-24
Sukhoi Su-24

Avioni rus Su-27 u afruar rreth 8 metra afër avionit amerikan RC-135 që është një avion zbulues duke i fluturuar mbi kabinën e pilotit.

Avioni amerikan po fluturonte në një mision rutinë në hapësirën ndërkombëtare ajrore, kur avioni rus e ndërpreu, njofton Pentagoni.

Akti i rrezikshëm mund të kishte shkaktuar një aksident serioz për ekuipazhin, tha zëdhënësi i Pentagonit, Bill Urban.

Kurse ministria ruse e Mbrojtjes reagoi duke thonë se ata ndërhynë për arsye avioni amerikan fiku pajisjen që bën identifikimin e avionit.

“Të gjitha fluturimet të avionëve rus në hapësirën ndërkombëtare bëhen sipas rregullave të hapësirës ajrore. Avioni amerikan kishte dy zgjidhje: ose të mos fluturonte afër kufirit tonë ose mos të fikte transponderin për identifikimin e tij”, thuhet në reagim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura