Avioni me pasagjerë “çmendet” gjatë fluturimit teksa vetëm ngjitej lart

Nov 8, 2019 | 20:33
SHPËRNDAJE

Ekuipazhi i një aeroplani u desh të luftonte për jetën e tyre, pasi pilotët e mjetit fluturues humbën kontrollin menjëherë pasi u ngrit nga Atlanta. Pilotët luftuan me kontrollet dhe bënë disa përpjekje për tu ulur.

5dc58a1385f54034e836206e

Incidenti dramatik shpërtheu mbi Atlanta të mërkurën, pasi fluturimi amerikan “Eagle 4439” u nis për në New York, me gjashtë pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhë në bord. Vetëm katër minuta larg fluturimit, të kontraktuar nga American Airlines, ekuipazhi raportoi se ata po përjetonin të ashtuquajturin “pjerrësi e arratisur”.

Termi i referohet një avioni që humbet aftësinë e tij për të manovruar në mënyrë horizontale, pasi del jashtë kontrollit. Një çështje e tillë zakonisht shkaktohet nga një problem i kompjuterit ose nga një mosfunksionim teknik.

Ndërsa hunda e avionit filloi të rritet në mënyrë të pakontrollueshme, pilotët ndaluan ngjitjen dhe vendosën të kthehen mbrapa.

Ndërsa u drejtuan për në pistë, hunda e avionit u ngrit përsëri, megjithëse ekuipazhi po përpiqej të zbresë. Avioni filloi të ngjitej gjithnjë e më shumë, duke e detyruar ekuipazhin të bënte një kthesë dhe të përpiqej të zbarkonte.

Pas kësaj situate për 15 minuta, ekuipazhi më në fund arriti të sillte avionin në tokën. Askush nuk u dëmtua gjatë incidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura