Avioni me ish-presidentin Bill Clinton ulje të papritur në Afrikë, defekte teknike

Apr 30, 2015 | 6:23
SHPËRNDAJE

Një aeroplan që mbante ish-presidentin Bill Clinton bëri një ulje të papritur në Tanzani të mërkurën pas një defekti, i thanë burime të shumta rrjetit mediatik amerikan CNN.

Bill Clinton

Një amerikan zyrtar i zbatimit të ligjit ka konfirmuar se aeroplani bëri një ulje të paplanifikuar pasi pati “probleme teknike”.

Ulja emergjente ndodhi rreth 09:45 me orën lokale. Pasi defekti u rregullua përfundimisht avioni u ngrit përsëri nga 11:30, sipas zyrtarit për zbatimin e ligjit. Rreth një orë më vonë, ai u ul në destinacion e planifikuar fillimisht, Dodoma (po ashtu në Tanzani).

Clinton është aktualisht në një udhëtim nëntë-ditor me Fondacionin Clinton, organizatë filantropike e familjes së tij.

Aeroplani po udhëtonte nga Iringa, një qytet qendror i Tanzanisë, për në liqenin Manyara në veri të vendit.

Ish-presidenti amerikan, së bashku me vajzën e tij, Chelsea, dhe një 20 persona të partisë donatorë dhe mbështetës, janë në Afrikë për një seri të vizitave për projektet e fondacionit. Përveç Tanzanisë, Clinton dhe delegacioni do të vizitojnë Kenian, Liberinë dhe do të marrë pjesë në takimin CGI Lindja e Mesme dhe Afrika në Marok.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura