Avioni me drogë në Divjakë, dënohen bashkëpunëtorët e Riformatos

Nov 25, 2015 | 11:38
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për dënimin me burg të ndihmësve të pilotit italian Xhorxho Riformato të akuzuar për trafikim të narkotikëve në tentativë.

Avioni i tipit "Piper", i cili ka kryer ulje te detyruar, ne plazhin e Divjakes, dhe me pas eshte bllokuar nga policia pasi dyshohet se kishte si qellim transportimin e lendeve narkotike drejt Italise. Prane avionit eshte bllokuar edhe nje makine e ngarkuar me 460 kilograme droge e tipit, hashash qe mendohet se do te ngarkohej ne avionin e bllokuar.

Sajmir Bajramaj dënohet me 14 vjet burg, Marenglen Ymeri dënohet me 14 vjet burg, Kristian Demce me 11 vjet, Olgert Bilbili me 11 vite, Kleviol Ahmeti me 10 vjet burg.

Ata janë të bashkëpandehurit e pilotit italian por që janë gjykuar në një proces të veçuar.

Të gjithë këtyre personave iu ulet dënimi me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar që kanë përfituar.

Avioni i tipit “Piper”, i pilotuar nga Riformato ka kryer ulje te detyruar, ne plazhin e Divjakes, dhe me pas eshte bllokuar nga policia pasi dyshohet se kishte si qellim transportimin e lendeve narkotike drejt Italise. Prane avionit eshte bllokuar edhe nje makine e ngarkuar me 460 kilograme droge e tipit, hashash qe mendohet se do te ngarkohej ne avionin e bllokuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura