Avioni me drogë në Divjakë, Apeli dënon 12 vjet burg Riformaton

Apr 29, 2016 | 12:56
SHPËRNDAJE

GJykata e Apelit ka caktuar 12 vjet burg pilotin italian Xhorxho Riformato, i dënuar me 15 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik ndërkombëtar droge.

Piloti italian Xhorxho Riformato
Piloti italian Xhorxho Riformato

Riformato kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe deklarimin e tij të pafajshëm.

Ai pretendon se ka gabim tek telefonat e përgjuar. “2 telefonat e sekuestruar janë të shoqërisë ku punoja, numri i paraqitur në vendim nuk është i imi. Arsyeja e ardhjes sime ishte për turizëm”,- ka thene ai.

Riformato është piloti i avionit me drogë që u bllokua në plazhin e Divjakës. Në të njëjtën zonë u sekuestruan 460 kg marijuanë dhe u arrestua korrieri Bajrami.

Për këtë ngjarje u arrestuan 7 persona, Giorgio Riformato i dënuar me 15 vite burg, Sajmir Bajrami, Mereglen Ymeraj, Kristian Demçe, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe Orgest Bilbili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura