Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka fshehur rastet e trafiku të lëndëve narkotike me avion drejt Italisë.
Në një postim në “Facebook”, Berisha thotë se Policia e Shtetit ka marrë informacione për trafikun e drogës që në muajin prill, por e ka fshehur këtë informacion.
Sipas tij, pala italiane është detyruar të vazhdojë e vetme hetimet për rastin në fjalë. “Të dashur miq, burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë më informojnë sa vijon:
– Pala italiane ka njoftuar Policine shqiptare ne prill te ketij viti per trafikun ajror te droges ne Vlora, por ky informacion eshte injoruar totalisht nga Policia e Shtetit ne qender dhe ne Vlore
– Pala italiane, e cila ka patur edhe raste dekonspirimi nga pala shqiptare, ka vazhduar e vetme ndjekjen e trafikut ajror te droges nga Vlora ne Itali
– Sipas informacionit te pales italiane, heren e fundit avioni eshte nisur nga Vlora rreth ores 7:20 te mengjesit te dates
24.08.2015 dhe eshte kapur nga pala italiane ne ora 8:30 te asaj dite, kurse pala shqiptare eshte njoftuar me dt 25.08.2015 rreth ores 20:00 te darkes.
Lajmi krijoi panik te madh ne kreun e policise, pasi dihej se ajo ishte zona e mbrojtur e Sajmir Shullazit ndaj dhe informacioni u be publik vetem me dt 26.08.2015, pasi u moren te gjitha masat qe te mos dukeshin gjurmet ministrore te aero-trafikut te droges! Sb”, shkruan Berisha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al