Avioni me 42 persona në bord përfundon “jashtë rruge” gjatë uljes

Oct 18, 2019 | 20:31
SHPËRNDAJE

Një burrë ka vdekur, dy njerëz janë plagosur rëndë dhe dhjetë të tjerë janë lënduar pasi një aeroplan pasagjerësh që mbante 42 persona në bord, përfundoi në një rrugë gjatë uljes.

wire-19873480-1571383393-100_634x475 Ngjarja ka ndodhur në Alaskë. Avioni i udhëtarëve, i identifikuar si një SAAB-Scania 2000 i operuar nga Peninsula Airways, përfundoi jashtë piste në rrethana të panjohura, tha në një email zëdhënësi i Administratës Federale të Aviacionit Allen Kenitzer.

Incidenti ndodhi të enjten në një komunitet të vogël afër detit Bering. Që nga e premtja, autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 38-vjeçarit David Allan Oltman nga Washington State. Specifikat që lidhen me shkakun e vdekjes së tij nuk janë zbuluar publikisht. Peninsula Airways tha në një deklaratë se dy pasagjerë u plagosën rëndë dhe 10 të tjerë po marrin kujdes mjekësor.

19881902-7586845-Unalaska_is_about_825_miles_west_of_Anchorage_By_all_reports_the-a-46_1571400131041Njëmbëdhjetë njerëz në total raportohet se u dërguan në klinikën lokale pas zbarkimit të rëndë. Një dëshmitar okular tha se avioni që fluturonte nga Anchorage për në Holland Harbour, doli rreth 50 metra larg pistës së avionëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura