Avioni i Turkish Airlines, ulje emergjente në Stamboll. Motori përfshihet nga flakët (Video)

Apr 25, 2015 | 14:06
SHPËRNDAJE

 

Një avion i Turkish Airlines, nisur nga Milano bëri një ulje emergjente në aeroportin Ataturk të Stambollit, pasi motori i tij mori flakë.

Avioni ne flake

Lajmi raportohet nga mediat e huaja, të cilat shkruajne se pasagjeret u perfshine nga ankthi dhe pasiguria. 
Imazhet televizive treguan zjarrfikësit qe i afroheshin aeroplan në aeroport, nderkohe që pasagjerët e avionit Airbus A320-së u evakuuan në mënyrë të sigurtë.
 
“Të 97 udhëtarët janë dërguar në terminalin pa probleme shëndetësore. Arsyeja për këtë incident do të jetë e qartë pas hetimit,” tha zedhenesi i kompanise. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura