Avioni i nisur nga “Nënë Tereza” bën ulje të detyrueshme, i hapet dera në fluturim

Feb 12, 2016 | 19:26
SHPËRNDAJE
Një incident ka ndodhur sot në një avion të nisur nga aeroporti “Nënë Tereza” për në Athinë.
Avioni2Udhëtarët shqiptarë të linjës Tiranë-Athinë janë frikësuar kur pak minuta pasi avioni ishte ngritur nga toka, dera e tij nuk ishte mbyllur
Avioni ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit ndërsa qytetarët po presin brenda ambienteve të terminalit pa marrë shpjegime nga kompania.
Sipas burimeve, avioni duhej të nisej në orën 17:00, mirëpo piloti ka konstatuar problemin me derën dhe e ka ulur atë. Pas kontrollit teknik, avioni pritet që të niset sërish.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura