Avioni bën ulje të detyruar në Rinas, pasagjerët: U kthyem në pistë pas 30 minutash fluturim

May 28, 2015 | 16:25
SHPËRNDAJE

Një avion i linjës “Blue Panorama” ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit, vetëm 30 minuta pasi u nis në fluturim.

Foto Ilustruese

Mësohet se shkak për uljen e detyruar në avioni me pasagjerë është bërë një defekt. Pasagjerët kanë telefonuar në redaksinë e televizionit “News 24” duke dhënë detaje për uljen e detyruar.

Sipas tyre, avioni pati një defekt dhe u kthye sërish në pistë vetëm pas 30 minutash fluturim. Sipas tyre, ata u njoftuan nga piloti i parë. Ata ankohen se kanë që në orën 8:00 që qëndrojnë në aeroport dhe askush nuk u jep shpjegime për atë që ndodhi. Sipas informacioneve, avioni ishte nisur nga Rinasi për në Piza të Italisë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura