Avionët me drogë në Itali, Basha: Fakt i ortakërisë së qeverisë me krimin

Aug 26, 2015 | 13:46
SHPËRNDAJE

Lulzim Basha nga foltorja e Partisë Demokratike ka denoncuar lidhjet që ka banda e shqiptaro-italianëve të arrestuar sot, të cilët transportonin drogë nga vendi ynë në Itali, me qeverinë shqiptare. Kreu i opozitës ka bërë një lidhje edhe me avionin e drogës së rënë në Divjakë një vit më parë, i pilotuar nga italiani Riformato, me trafikimin e drogës së goditur sot nga hetimi në bashkëpunimin italo-shqiptar.

basha4444“Ra avioni me drogë por nuk ranë lidhjet e krimit me qeverinë Rama-Meta, avioni tjetër u zbulua në hetim me autoritetet italiane…Ky është një tjetër fakt i ortakërisë së qeverisë me krimin, ndërkohë që qeveria është në në luftë me qytetarët, të pamundurit, azilantët e dëshpëruar, biznesin, pjesën më të madhe të shoqërisë që ja ka bërë jetën të pamundur. Rama-Meta në paqe dhe bashkëpunim me kontrabandistët, me të inkriminuarit që i kanë sjellë në pushtet dhe postet kyçe”,- tha Basha.

Sipas tij, opozita e ka një plan shpëtimi për qytetarët, dhe së bashku me ta do ta realizojë që ta ndalë këtë qeverisje. Por Basha nuk ka dhënë asnjë detaj se për çfarë plani bëhet fjalë dhe kur do të nisë zbatimi  itij.

“Gjendja është kritike, shqiptarët s’mund të mbajnë më në kurriz një qeveri që ju ka shpallur luftë. PD dhe unë jemi në krye të thirrjes për ta ndaluar qeverisjen e krizës, krimit dhe korrupsionit. Kemi një plak për shpëtimin e vendit dhe  bashkë me qytetarët shqiptarë do ja dalim”,- përfundoi Basha fjalën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura