Aventura e shqiptarit me policinë italiane, si i shpëtoi 2 herë arrestimit

May 2, 2016 | 20:01
SHPËRNDAJE

Policia e Corigliano Calabro në Itali ka arrestuar më në fund një 31-vjeçar shqiptar i cili ishte arratisur nga burgu dhe kishte mundur t’i shpëtonte kapjes së policisë disa herë.

Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë pasi gjykata e Castrovillari ka lëshuar urdhër arrest sepse ai akuzohet për rezistencë dhe kundërshtim të punonjësit të policisë, vjedhje dhe vrasje nga pakujdesia.

Policia italiane

Fillimisht shqiptari mësohet se ishte lënë në “arrest shtëpie” që prej marsit të vitit 2015, por në 17 nëntor të po atij viti ishte arratisur, duke mos lënë gjurmë.

Janarin e vitit të kaluar, shqiptari kishte pasur një tjetër episod me policinë italiane e cila e kishte pikasur duke drejtuar një automjet dhe e kishte urdhëruar të ndalonte, por shqiptari nuk ishte bindur dhe kishte shtuar shpejtësinë duke i ikur policisë, e cila e ndoqi gjatë me makinë, por nuk arriti ta kapë.

Gjatë ndjekjes policore, mësohet se shqiptari doli jashtë rrugës, duke shkaktuar vdekjen e personit me të cilin ishte në makinë, por vetë ia kishte mbathur me vrap.

Në automjetin e gjetur të braktisur, policia gjeti një armë gjahu dhe disa sende të vjedhura.

31-vjeçari ishte burgosur në burgun e Castrovillari dhe tani që u kap duhet të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit. Emri i tij është dhënë me iniciale, U.S.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura