Avdullah Hoti flet si lider i LDK-së, u bën thirrje partive opozitare për kompromis për rrëzimin e Qeverisë

Apr 15, 2018 | 11:15
SHPËRNDAJE

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, edhe një herë ka thënë se koalicioni qeverisë e ka humbur shumicën e Kuvendit të Kosovës.

Hoti, përmes një shkrimi të adresuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se ky koalicion nuk ka legjitimitet.

abdullah hoti

“Situata e re e krijuar në vend, me humbjen e shumicës parlamentare nga partitë në pushtet, kërkon që të kapërcejmë interesat e ngushta politike. LDK-ja është e vendosur dhe e pa kompromis në ruajtjen e rendit kushtetues dhe demokracisë në Kosovë. Ne presim nga partitë e tjera t’i bashkohen nismës tonë për një tryezë të përbashkët për tu dakorduar për tejkalimin e situatës”, ka shkruar Hoti.

Hoti, mes tjerash ka thënë se koalicioni qeverisës e ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës. Tani koalicioni ka vetëm 52 vota në Kuvend, ndërkaq partitë opozitare kanë 68 vota.

“Partitë opozitare të shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës numërojnë 385 mijë vota. Ndërkaq, partitë shqiptare të koalicion qeverisës numërojnë 245 mijë vota. Prandaj, është e qartë se ky koalicion i pakicës nuk ka legjitimitet për të qeverisur”, ka thënë tutje.

Në fund, Hoti ka shkruar se “Çdo ditë e humbur pa një marrëveshje në mes të partive politike për punët që duhet kryer bashkërisht deri në zgjedhjet e parakohshme është rrezik dhe humbje për Kosovën”.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/avdullah-hoti-flet-si-lider-i-ldk-se-u-ben-thirrje-partive-opozitare-per-kompromis-per-rrezimin-e-qeverise-524401/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura