Hapet tuneli i Krrabës, Berisha: Ditë historike

Jun 9, 2012 | 11:50
SHPËRNDAJE

Më pak rrugë e më pak kohë nga Tirana drejt Elbasanit.

Paraditen e sotme, kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimin të hapjes përfundimtare dhe bashkimit të dy anëve të tunelit të Krrabës.

Kreu i qeverise e ka quajtur kete nje dite historike, ne te cilen Tirane dhe Elbasanit bashkohen perjete.

“Tuneli dhe rruga Tirane- Elbasan janë segmenti më i rëndësishëm i korridorit 8, segmenti kryesor i korridorit të jugut, shkurton Tiranën me të gjitha ato zona që lidhen me këtë tunel. Ndërtimi i këtij tuneli filloi në shtator të 2011, ka qenë ëndërr fisnike e shqiptarëve që për të ardhur në Tiranë duhet të ngjiteshin në lartësinë e maleve që e ndanin kryeqytetin nga Elbasani”- tha Berisha gjate fjales se tij.

Kryeministri, hipur ne fadrome ka bere shembjen simbolike te murit ndares, pas te cilit do te behet edhe bashkimi i dy aneve te tunelit.

Rruga Tiranë-Elbasan, e cilësuar si segmenti më nevralgjik, i Korridorit 8, ka si pjesën më të rëndësishme të saj, Tunelin e Krrabës, punimet për të cilin shënuan vlerën e 101 milion dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim.

Tuneli me gjatësi 2,4 kilometra, ka dy tuba me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra për secilin tunel.  Ai  ndodhet rreth 13 km larg qytetit të Tiranës dhe rreth 10 km larg qytetit te Elbasanit. Në total janë gërmuar  470,000 m3 shkëmb dhe janë realizuar 60% e punimeve fizike. Kanë filluar punimet e metrave të parë të betonimit të Tunelit, për të vazhduar më pas me punimet elektro-mekanike të tij. Për hapjen e tij u deshën 9 muaj punë intensive 24 orëshe dhe një angazhim maksimal i Kontraktorit dhe Supervizorit të Punimeve.

Tuneli i Krrabës, së bashku me akset rrugore para dhe pas tij, respektivisht me gjatësi 13 kilometra dhe 11.5 kilometra i japin jetë një rrugë të re, ndër më të  rëndësishmet, në vend, e cila shkurton distancën mes Tiranës dhe Elbasanit në 29.7 kilometra, duke e përshkruar atë vetëm në 18 minuta.

 

Te dhenat
Segmenti i parë,

13 km (Sauk – Tuneli i Krrabës)
Tuneli, gjerësi 28.2 metra
Segmenti i tretë, 11.7 km
(Tuneli Krrabë – Elbasan)
Autostrada Tiranë-Elbasan,
31 kilometra e gjatë dhe 6 korsi
Autostrada shkurton me 40 % të
distancës Tiranë –Elbasan
Shkurtohet distanca 60 % me Korçën dhe Ersekën
Rruga shkurton
me 1 orë distancën mes Tiranës dhe Shkupit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura