“Autorizuam edhe 30 mln dollarë për rindërtimin”/ Zv.kryeministri Arben Ahmetaj: Durrësi ka ecur mirë, në Laç po ndërtojmë 20 pallate nga buxheti i shtetit

Sep 23, 2021 | 20:15
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj thotë se me procesin e rindërtimit është ecur mirë. Në emisionin “Frontline” në Neës24, numri dy i qeverisë bëri një përmbledhje të situatës me ndërtimet deri tani.

rindertimi ahmetaj

Ai u shpreh se në zonën e Durrësit është ecur mirë, ndërsa në Laç po ndërtohen 20 pallate me buxhetin e shtetit.

“Janë rreth 400 familje nga 11200 që janë akoma në çadra në shtëpitë e tyre që kanë refuzuar të ikin për shumë arsye. Janë vetëm 400, janë të gjithë me bonus qiraje dhe vetëm dje Këshilli i Ministrave ka autorizuar një 30 milion dollarë për Fondi Shqiptar i Zhvillimit që punët të ecin me shpejtësi. Në Laç shtëpitë kanë mbaruar, po pritet të bëhet gati edhe rruga dhe përroi në zonën e Laçit.

Laçi është bërë nga e para, ai bllokimi i rrugës kur vjen vinçi dhe shkarkon nuk kemi çfarë ti bëjmë. Jemi duke ndërtuar rreth 20 pallate nga buxheti i shtetit, përveç investimit turk.

Në Manzë ka ecur shumë shpejt, Thumana ka ecur shumë mirë. Edhe Durrësi ka ecur mirë. Kemi filluar në Spitallë nga Abu Dabi. Kavaja dhe Golemi pothuajse kanë mbaruar. Pritet të fillojë puna në Kombinat

Ajo që dua të them është që fatmirësisht nuk na mungojnë mjetet financiarë për të ecur me shpejtësi në një korrektese duke parë ecurinë e punimeve, besoj se një nga sajtet do të përfundojë në fund të shtatorit”, u shpreh Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura