Autoritetet japin sqarime si do të zhvillohet pelegrinazhi në Mekë: Do të lejohen vetëm ata persona që…

Apr 7, 2021 | 12:33
SHPËRNDAJE

Autoritetet Saudite njoftuan se vetëm njerëzit e imunizuar kundër COVID-19 do të lejohen të kryejnë pelegrinazhin gjatë gjithë vitit, duke filluar nga muaji i shenjtë i Ramazanit.

meke

Ministria e Haxhit bën me dije se njerëzit që kanë marrë dy doza të nevojshme të vaksinës dhe për ata që kanë marrë një dozë të vetme për të paktën katërmbëdhjetë ditë do të jenë personat e vetëm që do u jepet mundësia ta bëjnë këtë ritual.

Pelegrinazhi ishte i mbyllur për shkak të pandemisë, ndërsa filloi me masa të rrepta në muajin tetor për shumë pak persona dhe me rastin e festës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura