Autoritetet italiane sjellin në Tiranë shqiptarin e rrezikshëm

Apr 30, 2016 | 20:34
SHPËRNDAJE

Edhe pse jetonte që prej vitit 2004 bashkë me familjen e tij në Itali, autoritetet kanë marrë vendimin për dëbimin e tij për në Shqipëri.auto-carabinieri-e-polizia-678x381

Bëhet fjalë për një 21-vjeçar që jetonte në Perugia, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u është dorëzuar autoriteteve në aeroportin e Rinasit.

Arsyeja e largimit të tij nga Italia ka të bëjë me përfshirjen e tij në akte kriminale, pasi deri tani ka krye 11 të tilla kundër personit dhe pronës.

Sipas policisë italiane, 21-vjeçari ishte lider I një bande të rinjsh të cilët kryenin vepra penale.

Pas kësaj me propozim të karabinierëve dhe duke marrë parasysh rrezikun e tij shoqëror, autoritetet i kanë dhënë ekspuls të riut, pavarësisht se e gjithë familja e tij do të vazhdojë të jetojë në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura