Autoritetet italiane e ndaluan në kufi, Shpend Ahmeti niset për në shtëpi (foto)

Aug 18, 2017 | 14:27
SHPËRNDAJE

Së paku kështu ka lënë të kuptohet vetë Kryetari i Prishtinës, i cili në një fotografi të publikuar në Instagram ka thënë se po niset për në shtëpi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili u ndalua mbrëmë nga policia kufitare italiane, ka postuar një fotografi në rrjetin social, ku shihet se është në Aeroportin e Milanos dhe ka shkruar se “është duke u nisur për në shtëpi”, shkruan Gazeta Express.

Ahmeti ishte ndalur mbrëmë për shkak të verifikimit të emrit, pasi një person me emër të njëjtë është gjetur në sistemin Schengen, e që është në kërkim nga autoritetet spanjolle. Rasti si duket është komplikuar edhe më tej pasi Shpend Ahmeti ka hyrë në Itali me pasaportë të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura