Autori i masakrës së Laçit: Nuk duhet t’i vrisja fqinjët

Mar 17, 2014 | 12:28
SHPËRNDAJE

Viktimat: Gentian Cara, Andre Cara
Dy javë pas vrasjes së dy vëllezërve Cara dhe plagosjes së dy personave të tjerë në qytetin e Laçit, autori i kësaj ngjarjeje, Altin Piroli, është pyetur sërish në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
“Nuk duhet t’i kisha vrarë dy vëllezërit Cara. Unë i kisha miq dhe shkoja mirë me ta”, është shprehur Piroli gjatë marrjes në pyetje nga psikologët në Burgun e Shënkollit në Lezhë, aty ku ai ndodhet aktualisht. Burime pranë këtij burgu kanë bërë te ditur se Piroli është marrë në pyetje dy herë nga psikologët e këtij institucioni, ndërsa nuk ka pranuar të qëndrojë më shumë se 15 minuta, edhe pse është tentuar disa herë që të qëndrohet më gjatë me të. Nga këqyrja e sjelljes së tij, psikologët thonë se ai nuk është i vetëdijshëm për deklarimet që bën, pasi shfaq një tronditje të rëndë psikike. Të vetmet fjalë që ai shprehu janë ato se nuk duhej t’i kishte vrarë dy vëllezërit Gentian dhe Andre Cara, ndonëse nuk jep asnjë argument në arsyet që e çuan në ekzekutimin e tyre. Sipas burimeve pranë këtij burgu, bëhet e ditur se Piroli nuk është shfaqur asnjëherë
Altin Piroli, autori i vrasjes
agresiv, ndërsa në vazhdimësi ai ka bërë kërkesë për kushte më të mira në këtë burg, duke kërkuar takim edhe me drejtorin e këtij institucioni. Piroli ndodhet në një dhomë të izoluar në këtë burg dhe në asnjë moment nuk e ka refuzuar ushqimin. Nga familja e tij nuk ka pasur asnjë interesim për të, ndërsa është bërë e ditur se ata që prej ditës kur ka ndodhur vrasja e dyfishtë qëndrojnë të ngujuar në banesën e tyre në Zhejë të Kurbinit. Pas arrestimit dhe lënies në burg pa afat të 36-vjeçarit, drejtuesit e Burgut të Shënkollit kanë kërkuar transferimin e Pirolit në Burgun e Krujës, pasi nuk janë kushtet dhe kapacitet njerëzore për trajtimin e tij në Burgun e Shënkollit për trajtimin e tij. Gjatë masës së sigurisë së tij Gjykata e Kurbinit vendosi që ai të vizitohej në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës, por kjo nuk ka ndodhur ende, pasi që prej caktimit të masës së arrestit ai ndodhet në Burgun e Shënkollit, ndërsa në ditët në vijim është bërë e ditur se ai do të marrë mjekim për sëmundjen që ka. Altin Piroli është klasifikuar si i sëmurë mendor psikik euforik, duke mos qenë i vetëdijshëm për veprimet që kryen. Në vazhdimësi ai ka dhënë deklarime të ndryshme mbi motivet që e quan në ekzekutimin e vëllezërve Cara, ndërsa mister mbeten motivet e këtij krimi i cili vijon të shoqërojë jo vetëm autorin, por edhe hetuesit, ndonëse më parë ai kishte deklaruar para grupit hetimor se dy vëllezërit i kishte vrarë se ata e pengonin në rrugën e Perëndisë, ndërsa më tej ai ka dëshmuar në polici se njerëzit e thërrisnin si budalla dhe kjo gjë e irritonte atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura