Autori i masakrës në Myhin planifikoi sulmin për më shumë se një vit

Jul 24, 2016 | 19:20
SHPËRNDAJE

18-vjeçari i armatosur i cili vrau nëntë persona në ngjarjen e ndodhur në Mynih këtë të premte ka kaluar më shumë se një vit në planifikimin e sulmit, ku gjatë kësaj kohe bleu dhe një pistoletë në një faqe interneti.Ali-Sonboly

Hetuesit gjermanë thonë se Ali Sonboly e kishte vizituar skenën ku ndodhi një sulm me armë në një shkollë në Winneden. Kjo është një tjetër e dhënë se adoleshenti ishte i fiksuar pas “vrasjeve masive”.

Gjithashtu, hetuesit gjetën në kompjuterin e tij foto të Andres Breivik, i cili vrau 77 person në Norvegji në vitin 2011. 18-vjeccari e planifikoi sulmin me rastin e 5-vjetorit të ngjarjes në Norvegji duke përdorur të njëjtën pistoletë si Breivik një “Glock” me 17 plumba.Ali-Sonboly1

Autoritetet thonë se autori kishte shkruar dhe një manifest para sulmit, por nuk kanë zbuluar ndonjë detaj mbi përmbajtjen. Ai u identifikua nga babai i tij pasi njohu të birin nga videot që po qarkullonin në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura