Autori i dyshuar për vrasjen e Pashk Ujkës u regjistrua në poligon qitje, vëllai i Marjan Kolës: Kamerat i ka sekuestruar shteti shqiptar, duam drejtësi

Dec 4, 2021 | 10:55
SHPËRNDAJE

Vëllai i Marjan Kolës, i arrestuar nga policia pasi është një nga dy të dyshuarit në vrasjen e ish-deputetit Pashk Ujka, në një deklaratë për mediat, teksa ka mohuar përgjegjësinë e të vëllait në ngjarjen e rëndë ka dhënë detaje të reja.

 

Petrit Kola shprehet se vëllai i tij nuk ka asnje lidhje me vrasjen e ndodhur pasi Marjan Kola ndodhej ne Kosove me 29 nentor.

Referuar detajit se ditën e krimit, Marjan Kola dhe Kristjan Kelmendi, janë regjistruar në një poligon për të kryer qitje në Kosovë, vëllai i Marjanit, Petriti tha se kamerat që i ka dhe policia shqiptare tregojnë çdo lëvizje të vëllait të tij.

“A është poligoni me kamera me orare me të tana kur ka hyrë im vëlla në poligon qitje. I kena kamerat, i ka sekuestruar shteti shqiptar, duam drejtësi. Dje kam qenë në Kosovë kam bërë kallëzim në Policinë e Kosovës me u blloku kamerat komplet.

Vëllai im në datë 30 në 11 e 30 të paradites është arrestuar vëllai im.

I ka në dispozicion Policia e Prokuroria vece nuk e ka shqyrytuar cështjen
jemi komplet të zhgënjyer prej kësaj qeverie se unë dua vetëm drejtësi. Nuk du me më lanë gjë për hatër a për burrni, du vetëm me ndjek drejtësi”, tha Petrit Kola.

Familjaret e të arrestuarit kerkojne drejtesi dhe lirimin e Marjan Koles pasi sipas tyre nuk ka asnje lidhje me vrasjen e ish deputetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura