Autorët morën 20 mijë euro për ta ekzekutuar, kush ishte personi që iu ngrit pritë por shpëtoi mrekullisht. Ja emri i porositësit të vrasjes

Jan 27, 2022 | 12:53
SHPËRNDAJE

“Panorama.al” ka mësuar se Alfred Gjoka është personi për të cilin janë paguar 20 mijë euro për ta eleminuar në gusht të vitit 2021. Policia e Tiranës tha se autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci.

“Më datë 17.08.2021, shtetasit Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka”, tha policia.

Panorama.al ka mësuar se prita i është ngritur në Tale, në zonën e plazhit, por tentativa për ta ekzekutuar ka dështuar.

“”Vrasja” e mbetur në tentativë e shtetasit A. Gj., ndodhur më datë 17.08.2021, në vendin e quajtur fshati Adriatik, Fushë Kuqe. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci.

Më datë 17.08.2021, shtetasit Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin A. Gj”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura