Autopsia zbardh masakrimin e shqiptarit, e qëlluan me plumb pastaj i prenë kokën

May 10, 2016 | 9:27
SHPËRNDAJE

Përfundimi i autopsisë zbardh të tjera detaje nga mënyra se si u masakrua shqiptari Bledar Terpollari, 25-vjeçar, gjetur dje në një stan pa kokë.

Vendi ku u gjet shqiptari
Vendi ku u gjet shqiptari

Mediat greke raportojnë sot se 25-vjeçari është vrarë me plumba e pastaj i është prerë koka.

“Sipas autopsisë, apo ekzaminimit mjeko-ligjor të kufomës nga Theodore Vouyiouklaki, shqiptari fillimisht ishte qëlluar me armë, gjë që i solli vdekjen”- raportojne mediat greke. Sipas tyre kjo u konfirmua nga fakti që në mushkëri iu gjet një plumb.

Më pas, viktimës i kishin prerë kokën në mënyrë makabre. Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet pranë një ferme ku ai punonte prej dy muajsh. Ndërkohë koka e tij ende nuk është gjetur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura