Automjeti përplaset me motorin në Lezhë, plagoset rëndë motoçiklisti

Aug 2, 2015 | 17:58
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku një motor dhe një automjet janë përplasur me njëri-tjetrin.

aksident-me-motorPër pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i identifikuar me inicialet F.SH. 27-vjeç. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se motori është përplasur nga një automjet tip “Toyota”, i cili drejtohet nga shtetasi 55-vjeçar V.M. lindur në Bulqizë dhe banues në Britani.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura