Autokratët s’kanë vend në familjen e madhe europiane/ Tritan shehu: Rama po mundohet të na largojë nga Perëndimi, por e ka…

Aug 7, 2021 | 22:20
SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet i PD-së, i shpallur fitues në zgjedhjet e 25 prillit, Tritan Shehu të shtunën është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka të pamundur ta ndajë Shqipërinë nga Italia, Europa apo Perëndimi.

tritanshehu

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Shehu thekson se kryeministri Rama vetëm mund ta pengojë e vonojë këtë afërsi përkohësisht, ashtu siç edhe po tenton, por s’mund ta ndajë kurrë.

Shqipëria e Italia- dy popuj të pa ndarë, shkruajnë sot mediat italiane në 30 vjetorin e eksodit të madh drejt Italisë, ku shqiptarët gjetën portat “krejt të hapura” për t’i pritur. Kjo është e vërteta e madhe historike mijëra vjeçare midis nesh, e cila pa dyshim ka kondicionur dhe të sotmen, do të kondicionojë edhe të ardhmen tonë të përbashkët në BE”, shkruan ai.

Shehu thekson më tej se fatkeqësisht, vitet e fundit, Rama po pengon qëllimshëm këto lidhje natyrale e jetësore për Shqipërinë e shqiptaret. Sipas tij, autokratët dhe kriminaliteti nuk mund të gjejnë strehë në atë familje të madhe, janë të papajtueshëm për aty.

Prandaj ky regjim kërkon të na shtyjë drejt në drejtimin e kundërt, duke minimizuar marrëdhëniet me Italinë, Greqinë, familjen europiane, Perëndimin,  për të na degdisur drejt Lindjes. Aty ku fetishizohen autokratët, dominon krimi e korrupsioni”, thekson Shehu.

Ai, nënvizon më tej, se askush mos të ketë iluzione, kjo është vetëm një pengesë e përkohshme, megjithëse tragjike me pasoja afatgjata, duke shtuar se nesër padyshim gjerat do të rivendosen aty ku duhet, por një gjë e tillë kërkon qëndresë, forcë dhe determinim.

Shënimi i plotë:

Rama nuk mund te ndaje Shqiperine nga Italia, Europa, Perendimi, kurre!

Ai vetem mund ta pengoje e vonoje kete afersi perkohesisht, ashtu si po tenton te beje.

Shqiperia e Italia- dy popuj te pa ndare, shkruajne sot mediat italiane ne 30 vjetorin e eksodit te madh drejt Italise, ku shqiptaret gjeten portat “krejt te hapura” per t’i pritur.

Kjo eshte e verteta e madhe historike mijra vjecare midis nesh, e cila pa dyshim ka kondicionur dhe te sotmen, do te kondicionoje edhe te ardhmen tone te perbashket ne BE.

Fatkeqesisht vitet e fundit Rama po pengon qellimshem keto lidhje natyrale e jetesore per Shqiperine e shqiptaret.

Autokratet dhe kriminaliteti nuk mund te gjejne strehe ne ate familje te madhe, jane te papajtueshem per aty.

Prandaj ky rregjim kerkon te na shtyje drejt ne drejtimin e kundert, duke minimizuar maredheniet me Italine, Greqine, familjen europiane, Perendimin,  per te na degdisur drejt Lindjes.

Aty ku fetishizohen autokratet, dominon krimi e korrupsioni.

Por askush mos te kete iluzione, kjo eshte vetem nje pegese e perkoheshme, megjithese tragjike e me pasoja afat gjate.

Neser pa dyshim gjerat do te rivendosen aty ku duhet, por kjo kerkon qendrese, force, determinim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura