“Autokolona e Lulit kushton 4-5 milionë euro”- Rama: Na i kanë thënë patronazhistët. Ja kush fshihet pas makinave me xhama të zinj

Apr 21, 2021 | 13:02
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama duke folur nga Njësia Nr. 2 në Tiranë tha se autokolona e kreut të PD-së Lulzim Basha kushton 4-5 milionë euro.

Kreu i qeverisë tha se brenda makinave me xhama të zinj që shoqërojnë Bashën qëndrojnë njerëz që presin që të hapen sërish BINGO-t. 

rama basha

Luli është Rrapushi me një pamje tjetër, që nuk vjen si shpëtimtar i vetëm, por me të njëjtën autokolonë. Me një ndryshim, autokolona e Rrapushit kishte makina të vjetra. Autokolona e Lulit kushton 4-5 milionë euro. Dhe ju e dini se ne na i kanë thënë patronazhistët. Se patronazhistëve nuk u shpëton asnjë gjë.

Ju e dini kush është brenda atyre makinave me xhama të zinj, që çojnë dhëndrin rrugëve të Shqipërisë. Janë ata që mezi presin që në 25 prillin që të hapin BINGO-t. Luli jetën e ka pasur fjollë, ska bërë një punë deri më sot dhe është ngjitur si ajo kukulla që e mbajnë me të mira. I keni parë kalamajtë ku i vënë kukullat te koka e krevatit, nuk i lënë rrugëve. E gjeti Saliu kukullën që tia nxjerri përpara edhe tu thotë: Partia e Re Demokratike. Mirë Saliu, por u bashkua edhe krushku tjetër Iliri.

Luli njëherë bëhet batman dhe thotë do kërcen të çatia e kryeministrisë edhe do ta marrim pa zgjedhje sepse populli e ka vendosur, edhe i mblidhen spidermena-t që turren nëpër mure edhe lënë pas ndotjen e imazhit të Shqipërisë. Po ky batman bëhet barbi me flokë të zeza edhe shkon kudo edhe këndon ninullat e jetës së re që do vijë mjafton që ju tia jepni atë të shkretë votë”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura