Autoironia e Marjeta Ljarjës : Ndoshta nuk i plotësoj më kërkesat…

Dec 27, 2017 | 10:25
SHPËRNDAJE

Aktorja e mirënjohur Marjeta Ljarja, e ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel’’ ka treguar më shumë për jetën e saj, nostalgji nga e kaluara në karrierën e saj kinematografike dhe në teatër. Ajo zbuloi edhe një sekret që asnjëherë nuk e kishte deklaruar më parë, faktin se studimet për aktrim nuk i kishte nisur me dëshirë, por e detyruar.

“Unë jam bërë aktore jashtë vullnetit tim, por rastësia më ndryshoi rrjedhën e jetës. Unë kisha ëndrra të tjera, doja të bëhesha inxhiniere ndërtimi. Kemi jetuar në një sistem që drejtimin ta jepnin të tjerët, por nuk më doli keq karriera në aktrim”, u shpreh Marjeta.

Aktorja e famshme shpjegoi edhe arsyen pse nuk është më aktive në kinematografi, duke bërë edhe një lloj ‘’autoironie’’ për tregun e aktrimit sot: “Kanë ndryshuar kërkesat dhe ndoshta nuk i plotësoj këto kërkesa. Ne si aktorë nuk ftohemi vetë, por na ftojnë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura