Autogoli i Gojkoviç “vret” Partizanin, Skënderbeu feston dhe shkon +13 (Video)

Feb 24, 2018 | 18:45
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ka triumfuar me rezultatin 1-0 përballë Partizanit, në kryendeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Autogoli i Gojkoviç në minutën e 62-të, pas një mosmarrëveshje me portierin Alban Hoxha, i dhuroi fitoren korçarëve, të cilët vazhdojnë marshimin drejt titullit kampion.

Partizani

Të kuqtë  provuan të reagonin pas golit të pësuar, por e kishin të pamundur të gjenin rrugën e rrjetës. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Partizanin, pas asaj në javën e kaluar ndaj Kukësit në shtëpi. Me fitoren e sotme, Skënderbeu shkoi në kuotën e 49 pikëve, duke thelluar diferencën nga ndjekësit në +13.

Tifozety

SKNDERBEU-PARTIZANI 1-0

Gojkoviç 62′ (a)

MINUTË PAS MINUTE

92′ Zëvendësimi i fundit te Skënderbeut, largohet Enis Gavazaj, në fushë Demte.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë nga gjyqtari i katërt, Enea Jorgji.

88′ Lukas Kartozo godet me kokë, pas një krosimi të marrë nga e djathta, por topi ka qenë i lehtë dhe ka përfunduar në duart e Shehit.

85′ Radas ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit.

80′ Goditje dënimi për Partizanin. Gjuan kapiteni Batha, por topi përplaset në murin mbrojtës.

79′ Bruno Dita ndëshkohet me kartonë të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Bardhit.

75′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Kotobelli, në fushën e lojës Alban Sulejmani.

72′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet Progni në fushë Oskar Kardozo.

69′ Zëvendësim edhe te Skënderbeu, largohet Tefik Osmani i dëmtuar, në lojë Emiljano Vila.

68′ Zëvendësim te Partizani, largohet Mala, në fushë Abdurahimi.

62′ GOOOOL Skënderbeu 1-0. Pas një mosmarrëveshje mes portierit, mbrojtësi i Partizanit, Gojkoviç ka shënuar një autogol tepër të çuditshëm. 

58′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Nimaga në fushë Muzaka.

57′ Përsëri Partizani me Asanin, por gjuatja ka përfunduar jashtë kuadratit.

57′ Aksion mjaft i shpejtë i skuadrës së Partizanit. Progni provon me një gjuatje por Shehi devijon në goditje nga këndi.

55′ Për pak sa nuk e katranos, kapiteni Batha me një top të kthyer mbrapa, por ka rikuperuar mjaft mirë Alban Hoxha, duke i hequr shansin Souesë.

51′ Gledi Mici ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes nga mbrapa ndaj Asanit.

48′ Ndizet atmosfera në stadiumin “Skënderbeu”. Tifozët e Partizanit dhurojnë spektakël në triubuna duke ndezur flakadanë të shumtë.

47′ Partizani provon të rrezikojë portën e Shehit, por gjyqtari akordon faull në sulm.

Ka startuar pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Skënderbeu-Partizani 0-0. Progni ndëshkohet me karton të verdhë për protesta. 

45′ Gjyqtari i katërt, Enea Jorgji, akordon 1 minutë shtesë.

42′ Gavazaj provon me një krosim brenda zonës për Soue, por topi është zotëruar nga portieri Hoxha.

39′ Pranë goli Partizani me anë të Bathët, i cili në ecje e sipër me një goditje fluturimthi ka goditur, por topi ka kaluar ngjitur me shtyllën.

37′ Batha i heq topin nga këmbët Xhejms, i cili hyri në zonë në pozicion ballor dhe po përpiqej të gjuante drejt kuadratit.

27′ Rasti i parë i rrezikshëm për Skënderbeun me anë të Marko Radas, i cili provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, drejt e në portë. Topi është devijuar nga portieri Hoxha dhe ka shkuar te këmbët e Xhejms, por sulmuesi ka bërë të pamundurën duke gjuajtur jashtë kuadratit.

15′ Përsëri Partizani, Jurgen Bardhi provon me një goditje, por topi pritet nga portieri Shehi.

11′ Shumë pranë goli të avantazhit Partizani. Bardhi ul një top të bukur me kokë për Prognin, i cili gjuan nga brenda zonës, por topi përfundon ngjitur me shtyllën e portierit Shehi.

10′ Një tjetër shans për Partizanin, Trashi provon me një krosim në zonë për Gojkoviç, por mbrojtësi ishte në pozicion jashtë loj.e

5′ Lorenc Trashi provon me një gjuatje me të majtën nga goditja e dënimit, topi përfundon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur takimi, Partizani luan topin e parë nga qendra.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Dita, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Kotobelli, Batha, Mala, Trashi, Asani, Bardhi, Progni. Trajner: Sulejman Starova.

Gjyqtar: Andi Koçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura