Autobusi me emigrantë shqiptarë u aksidentua në Kroaci, policia vendase zbardh shkakun. Shoferi do të…

Oct 29, 2020 | 20:21
SHPËRNDAJE

Policia kroate ka përfunduar një hetim për shkaqet e aksidentit të një autobusi me targa shqiptare në autostradën A1 pranë zonës së pushimit të Jasenica.

28.10.2020., Maslenica - Nesto prije 13 sati na autocesti A1 kod odmorista Jasenice autobus albanskih registarskih oznaka izletio je s ceste. Photo: Dino Stanin/PIXSELL

Siç u vërtetua, një shtetas shqiptar (43-vjeçar) ishte duke drejtuar autobusin në drejtim të Zagrebit dje rreth orës 11 të mëngjesit.

Në një moment, për shkak të pakujdesisë, ai u kthye nga korsia e djathtë, doli nga rruga dhe goditi bordurën mbrojtëse me pjesën e përparme të autobusit.

Më pas, arriti të kthehej në korsinë e trafikut dhe u ndal.

Katër pasagjerë kërkuan kujdes mjekësor, 24-vjeçari dhe 20-vjeçari pësuan lëndime më të rënda trupore, ndërsa 31-vjeçari dhe 50-vjeçari pësuan lëndime të lehta. Të gjithë u lëshuan nga spitali pasi morën ndihmë, shkruajnë sot mediat lokale atje, ndërsa dje u tha se ishin lënduar lehtë 23 persona.

Shoferi shqiptar nuk u mat për alkool në gjak dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim penal për shkaktimin e një aksidenti trafiku. Autobusi u hoq nga rruga rreth orës 5 pasdite.

LEXO EDHE: 

FOTO- “Pashë gjak dhe të shtrirë në rrugë”/ Autobusi me targa shqiptare përfshihet në një aksident në Kroaci. 23 persona përfundojnë në spital

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura