Autobusi me 42 pasagjerë përfundon në lum, humbin jetën 24 persona

Dec 1, 2019 | 20:15
SHPËRNDAJE

Të paktën 24 njerëz kanë humbur jetën dhe 18 të tjera janë plagosur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin humbi drejtimin dhe u rrëzua në lumë.

autobusq

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tunizinë veriperëndimore, por edne nuk dihet shkaku i këtij aksidenti të rëndë.

Autobuzi ishte nisur nga Tunisi drejt Ein Dracham dhe i përkiste një agjencie turistike locale.

“Viktimat e aksidentit janë të gjithë me origjinë tuniziane dhe janë të moshave 20 deri 30 vjeç, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital”, citon Ministria e Shëndetësisë vendase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura