Video/ Serbët këndojnë në Gazimestan: Kosova është zemra e Serbisë

Jun 28, 2016 | 14:40
SHPËRNDAJE

“Kosova është Serbi” janë thirrjet që dëgjohen teksa autobusë nga Serbia janë ndalur në Gazimestan.

Ndërkohë qytetarët e mbledhur tani kanë nisur edhe këndimin e këngëve nacionaliste serbe për Kosovën ndërkohë edhe kanë shpalosur pankartën “Kosova është Serbi”.

autobuse

Gazimestan është vendi ku serbët festojnë Vidovdan, që përkon me 621 vjetorin e Betejës së Kosovës.

1

Nderkohe, Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime të menjëhershme, në rast të provokimeve gjatë shënimit të Ditës së Shën Vidit në Kosovë, përfshirë edhe bartjen e bluzave ose fanellave që mund të nxisin provokime.

Paralajmërimet vijnë në ditën kur në Gazimestan, disa kilometra në veri të Prishtinës, pritet shënimi i manifestimit që ndër serbët e Kosovës njihet si Vidovdan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura