Autizmi, shkencëtarët kanë lajme të mira për testin që e zbulon herët

Feb 19, 2018 | 10:50
SHPËRNDAJE

Shkencëtarët kanë bërë hapa para drejt asaj që ata thonë se mund të bëhen testet e gjakut dhe urinës për të diagnostikuar autizmin.

_100056113_gettyimages-525485942

Studimi i tyre ka testuar fëmijët të prekur dhe jo, e gjeti nivele më të larta të dëmtimit të proteinave në ata fëmijë që vuanin nga ky çrregullim.

Studiuesit thanë se testet mund të çojnë përfundimisht në zbulimin e hershëm të sëmundjes, gjë që mund të jetë e vështirë sot për t’u diagnostikuar heret.

Por ekspertët shprehen se një test i tillë është ende larg.

Autizmi prek sjelljen dhe veçanërisht ndërveprimin social, por është e vështirë të vihet në dukje dhe zakonisht nuk diagnostikohet para moshës dy vjeçare dhe shpesh shumë më vonë.

Aktualisht, nuk ekzistojnë analiza biologjike që mund të dallojnë gjendjen, e cila diagnostikohet nëpërmjet vlerësimeve të sjelljes nga ana e mjekëve.

Burimi: BBC- Perktheu: Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura