Austri, orteku vret 5 skiatorë çekë

Feb 6, 2016 | 17:10
SHPËRNDAJE

Të paktën pesë skiatorë çekë janë vrarë nga rrëzimi i një orteku në Alpet austriake që mori me vete 12 persona.

orteku

Lajmi konfirmohet nga policia vendase, raporton BBC-ja.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se disa persona ishin plagosur në ortekun që ra në luginën Wattental, rreth 40 km në jug-lindje të Insbrukut në Austrinë perëndimore.

Detajet e incidentit janë ende të paqarta dhe priten informacione në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura