Auron Tare: Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, “të pazbuluar” si informatorë të agjenturave të huaja: 250 dollarë në muaj…

Jul 7, 2020 | 16:24
SHPËRNDAJE

“Dritëhije në histori – Martin Camaj dhe Ernest Koliqi të pazbuluar”, është ky hulumtimi i studiuesit Auron Tare rreth veprimtarisë së dy personaliteteve shqiptare, që ka hapur debate mes studiuesish.

pjimage (4)

Autori i këtij shkrimi të publikuar rishtazi në “Peizazhe të fjalës”, referuar dokumenteve të ndryshme arkivore vendase dhe të huaja, duke bërë një lidhje logjike dhe interpretim të fakteve e provave origjinale, pretendon se dy shkrimtarët kanë qenë të përfshirë në agjenci të huaja spiunazhi si UDB (Camaj), CIA, SIM etj.

Që në krye të materialit 37-faqësh, Tare distancohet nga gjykimi për vlerat letrare të dy “shqytarëve kalorësiakë”. Mirëpo, ai hap diskutim rreth qasjes që ka pasur Ministria e Kulturës ndaj tyre, që në konferenca dedikuar posaçërisht këtyre dy emrave i ka konsideruar si dy kalorës që mbi veten vunë gjithmonë atdheun dhe letërsinë. “Këto dokumente janë pjesë e fondit të deklasifikuar të arkivave amerikane, britanike edhe së fundmi nga dosjet që kanë mbetur nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Unë nuk jam marrë me pjesën e letërsisë, se ata kanë vlerën e tyre, por me pjesën që nuk njihet. Një dritëhije e tyre, gjatë punës që kanë bërë në mërgatën shqiptare, tregon se kanë pasur marrëdhënie të ngushta. Kur them të ngushta, flasim për njerëz që firmosnin çdo fundmuaj për një pagë të caktuar. Këto marrëdhënie nuk kanë qenë vetëm me amerikanët, por me italianët, gjermanët”, shprehet Tare për mediat.

 

ernest-koliqi-704x400-540x307-1

KOLIQI, SI I SHITESHIN INFORMACIONET PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE SHËRBIMIT SEKRET SOVJETIK

Veprimtaria informative e Ernest Koliqit, sipas interpretimit që Tare u bën dëshmive arkivore, ka qenë e shtrirë për disa shërbime të huaja si ato italiane, amerikane, gjermane etj. Sipas dokumentacionit që ai sjell, kjo bëhej nga ana e tij, kundrejt një pagese të majmë për kohën.

Kështu, në një raport që bëhet në vitin 1953, tregohet rreth takimit të Koliqit me drejtorin e Qendrës së Munihut në Romë, ku Koliqi vendos disa kushte për të kaluar në Shërbimin e Inteligjencës Gjermane, nga ajo amerikane, që ishte më herët. “Trajtimi ekonomik duhet të jetë siç është aktualisht trajtimi i dhënë nga Shërbimi Sekret Amerikan (250 dollarë në muaj) dhe qeveria gjermane të japë një formë njohjeje ndaj grupit (Blloku Indipedent Kombëtar), të cilin ai përfaqëson, njohje, që deri më tani i është mohuar nga Shërbimi Amerikan.

Koliqi theksoi gjithashtu, se për çdo bashkëpunëtor të tij kërkonte të kompensohej me një pagë prej 100.000 lira. Po kështu, ai theksoi se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Shërbimin Gjerman edhe në sektorë të tjerë si ai Bullgar, Kroat dhe Rumun”, shkruhet ndër të tjera në raport rreth takimit. Po në këto dokumente tregohet edhe për takimet dhe miqësinë e Koliqit me Karl Hass, një oficer i lartë i Partisë Naziste Gjermane (një nga dy oficerët që ekzekutuan civilët italianë në Shpellën Ardeantine). Sipas Tares, agjenti Hass, raportet politike të marra nga Koliqi mbi çështjen shqiptare “i nxirrte në treg për blerës të mundshëm”, ku mes klientëve ishte edhe shërbimi sovjetik KGB.

Tare tregon për mediat, se referuar dokumentacionit rezulton lidhjet e ngushta të Koliqit me shërbimin sekret politik të SD-n naziste, zënë fill që pre ’43-shit, e kanë vijuar deri në vitin 1975 kur ai u nda nga jeta. “Ka pas marrëdhënie të ngushta me të gjitha këto shërbime. Derisa një pjesë e materialeve që ai shkruante i jepeshin edhe KGB-së sovjetike. Të gjitha këto janë të dokumentuara në arkivin amerikan. Unë thjesht kam zbardh dokumentacionin e Shërbimeve Amerikane, që i kanë të dokumentuara”, thotë më tej studiuesi.

CAMAJ, I IMPLIKUAR?!martin_camaj1

Që në krye të shkrimit të tij, bazuar mbi të dhëna e prova arkivore, Auron Tare përmend faktin, sipas tij, të dyshimtë, që emri i Martin Camajt “përmendet në një dokument të Shërbimit Amerikan të Zbulimit, që mbante nën vëzhgim aktivitetin inteligjent jugosllav UDB” (emri i Camajt përmendet bashkë me disa studentë të tjerë shqiptarë antikomunistë).

Camaj në këto kohë ishte arratisur nga vendi për në Jugosllavi, por sipas dokumenteve (referuar dosjes e zbulimit politik shqiptar të ’59-ës që Tare sjell, kjo zhvendosje e tij nuk ishte e rastësishme. Në të shkruhet ndër të tjera se Camaj në “1948 ka rënë në kontakt me bandën e spiunazhit jugosllav të kryesuar nga Lazër Pali”. Veprimtarinë e Camajt, sipas Tares, e bëjnë më të dyshimta faktet, si; të qenët anëtar i “Komitetit të Prizrenit” (sipas fakteve që Tare sjell ka qenë e kontrolluar nga UDB), ka punuar në Radio “Beograd” dhe më tej u largua lehtësisht për në Romë, ndonëse në letrën që ai u shkruan dy miqve të tij në Romë, shprehet se përndiqet nga regjimi jugosllav.

“Brenda një viti është pranuar në Universitetin e Beogradit, edhe është e theksuar se studentë që mësojnë atje janë të instruktuar nga UDB-ja jugosllave. Camaj del si person që punon në Radio-Beograd. Është pedagog në Universitetin e Beogradit edhe anëtar i Komitetit të Prizrenit. Një organizatë që sipas shërbimit amerikan ishte një qendër spiunimi jugosllave kundër Shqipërisë edhe mërgatës shqiptare në Europë”, shpjegon Tare.

Ndërsa lidhjen e Camajt me Sigurimin Shtetit, Tare i interpreton kështu: “E kam shkruar që firmosja e Camajt me Sigurimin e Shtetit nuk është ndonjë mëkat, se ka qenë i ri. Por ajo që shohim është deponimi i tij, që bën me faj aktivitetin antiqeveritar, mësuesit e tij të seminarit jezuit, që i quan krerët e këtij aktiviteti antikomunist të kohës, në dosjen e tij nuk ka dokumente që ai të ketë pasur bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura