Aurela Hoxha nuk njeh limit, vesh këpucë me takë gjigande në rrugë me gurë (FOTO)

Jul 6, 2015 | 12:20
SHPËRNDAJE

Ajo është një prej femrave që ekspozohet më së shumti në rrjetet sociale për shkak të jetës luksoze dhe pushimeve pafund që bën.

Aurela Hoxha, së fundmi edhe prezantuese e një emisioni televiziv për modën, vijon të tërheqë vëmendjen me stilin dhe veshjet e saj.

Ndërsa prej disa ditësh po shijon pushimet në Capri të Italisë, në profilet e saj në rrjetet sociale, ajo nuk kursen fotografitë për miqtë dhe ndjekësit e shumtë.

Në një foto të postuar së fundmi ajo shfaqet me një palë këpucë me taka super të larta.

“Si mund të ecë me to?”-kanë pyetur fansat.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura