Aurela Gaçe thyen rekord, mbi 70 postime në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti si dhe kontribut monetar

Nov 30, 2019 | 22:30
SHPËRNDAJE

“Ja çfare jemi. Në një moment mund të shuhemi sikur nuk ishim. Prandaj, të lutemi për më të mirën . Lutemi për ata njerëz që gjenden nën rrenoja”. Ky ka qenë postimi i parë i këngëtares Aurela Gaçe, menjëherë sapo tërmeti i 26 nëntorit goditi Durrësin, Tiranën, Krujën, Laçin, Lezhën etj. 

Më pas, këngëtarja, e cila shquhet për aktivitet social dhe human, e ka kthyer faqen e saj të “Instagram”-it, në një lumë postimesh vetëm për këtë ngjarje. Ajo ka postuar pa pushim thirrjet e njerëzve në nevojë si dhe ata që i kanë shkruar për të ofruar ndihmë.

<script>

Aurela ka punuar si një makineri e vërtetë lajmesh, duke potuar mbi 70 njoftime, pa llogaritur ato në story. Njerëzit i kanë shkruar pa fund Aurelës duke ditur gaTishmërinë dhe sensibilitetin e jashtëzakonshëm të kësaj artisteje të madhe, me zemër po kaq të madhe.

<script>

Gjithashtu, vetë Aurela ka treguar se ka kontribuar në vlerë monetare për të ndihmuar të gjithë ata që u goditën nga kjo fatkeqësi. E si të mos e duash Aurelën, që çdo gjë të mirë e jep me kaq bujari, duke filluar nga talenti i saj për të kënduar, deri te humanizmi i saj kaq i madh?!

<script>

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura