Aurela Gaçe i rikthehet fustanit të nusërisë

Sep 22, 2014 | 14:52
SHPËRNDAJE

Ndonëse ka kaluar vetëm një vit që kur i dha fund beqarisë, Aurela Gaçen duket se e ka zënë malli për ceremoninë e martesës. Në faqen e saj në “Facebook”, ajo ka postuar një fotografi, duke admiruar fustanin e bardhë, siguruar nga “Geraldina Sposa”, me të cilin hyri në sallën e ceremonisë. Gaçe e ka shoqëruar fotografinë edhe me një koment, në të cilin ajo qesëndis veten në lidhje me gjatësinë: “Këtë fustan kisha unë kur hyra në sallën e mbushur nga familja ime e madhe dhe nga miqtë e mi. Tani po mendoj, vallë a isha më e gjatë kur e vesha ??? Mbase… njeriu shkurtohet kur martohet. Nga 160 cm bëhet 160 cm  ..hehehe…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura